Rrethanat gjeopolitike në Ballkan

RRETHANAT GJEOPOLITIKE NË BALLKAN, DHE PIKËPAMJET AMERIKANE PËR BALLKANIN PAS ARDHJES SE ADMINISTRATËS SE RE TRAMP

Ballkani ka qenë nder pikat me të ndjeshme të Evropës dhe botës së paku në 7 shekujt e fundit, të cilët veç tjerash kanë qenë edhe ballafaqim i forcave mes fuqive të mëdha. E vërteta është se Ballkani si tersi, ishte edhe një arene konfliktesh të brendshëm të sponsorizuar po nga këto fuqi të cilat pretendonin ta sundonin botën, dhe të krijonin je rrafsh gjeopolitik në vend shpesh edhe përmes ndikimit të religjionit, dhe duke krijuar histori mitologjish. Në këtë lloj përplasjesh, Ballkani gjatë historisë ka dite të jete edhe objekt pazaresh mes fuqive të mëdha por edhe burim problemesh për ballafaqim të drejtpërdrejt të tyre të cilët kane dërguar edhe në luftëra botërore.

Sot, pas gjithë asaj historie të dhimbshme për Ballkanin, pothuajse është i vetmi vend në Evropë i cili ka mbet i pandryshuar në kontestin e etjeve Gjeopolitike dhe Gjeostrategjike, dhe në parashikimin se aty mund të lindin konflikte të ardhshme. Pas Luftës së Dyte Botërore, ku kjo pjese e Evropës u nda më përqindje në ndikimin Lindje-Perëndim, ashtu siç u nda me përqindje e gjithë bota, Ballkani përsëri mbeti burim konfliktesh. Sepse edhe pas kësaj ndarje Lindja dhe Perëndimi ishin fqinje të pare dhe “pika e kuqe” e kufirit ndaj njeri-tjetrit, dhe normalisht se ishte një bombë në ndezje e cila do ishte shkatërrimtarë për të dyja palët.

Edhe pas fitores së perëndimit në vitet ’90-ta ndikimi gjeopolitik i perëndimoreve ishte i rezervuar, ndërsa gadishulli përplasej me luftën me të tmerrshme pas Luftës së Dytë Botërore. Por këmbëngulësia amerikanë e mbështetur nga bota Demokratike e fitoj edhe këtë pjesë. Shqiptaret si tersi mund të thuhet se për here të parë në histori fituan në këtë betejë të dhimbshme, duke i bere miq fuqitë më të mëdha të botës, duke fituar mbështetjen ekonomike dhe politike të tyre, dhe madje duke fituar edhe ndërhyrjen e tyre ushtarake në tokat shqiptare dhe madje duke u bere pjese e NATO-s.

Por sot pas kaq vitesh sikur po zbehej kjo fitore në Ballkan, dhe rajoni ka hyre në një rrezik tensionesh të ndërlikuara gjeopolitike të fuqive të mëdha. Aktualisht në Ballkan po veprojnë 4 forca të fuqishme Gjeopolitike:

  • Gjeopolitika ruse duke mbështetur popujt skllav në Ballkan;
  • Gjeopolitika Amerikane duke mbështetur popujt kryesisht të diskriminuar gjatë historisë;
  • Gjeopolitika Turke duke u munduar të krijoj një rend të ri në Ballkan me pretekstin se këta popuj ishin pjesë të perandorisë së saj; dhe
  • Gjeopolitika evropiane e udhëhequr nga Gjermania duke promovuar një koncept të ri të kombinuar amerikano-evropian për një Ballkan stabil, shpeshherë përmes forcës ekonomike.

Zhvillimet e viteve të fundit si: aneksimi i Krimese, lufta në Siri, përpjekjet ndërkombëtare kundër terrorizmit, problemet amerikano-kineze për detin, promovimi i armeve me moderne dhe gara e armatimeve, rritja graduale e skepticizmit në Evropë, problemet me gazin rus, alternativa e zgjerimit të mëtutjeshëm të BE-së dhe se fundi zgjedhja e një presidenti kontrovers në SHBA, ka bere që Ballkani në përgjithësi por edhe shqiptaret në veçanti nuk do ndjehen të sigurte në këtë pjese të Evropës.

Por cila është e vërteta e këtyre zhvillimeve në Ballkan? Sa do ndikoj Tramp në pikëpamjet amerikanë për Ballkanin? A do jene shqiptaret përsëri pjesë e pazareve mes Lindjes dhe Perëndimit? Sa është i pranishëm stabiliteti gjeopolitik amerikan në Ballkan etj.? Janë vetëm disa nga pyetjet që për ditë sheh nder portale e gazeta në Kosovë e më gjerë.

Unë mendojë se Ballkani ashtu si në të kaluarën do jete përsëri një pikënisje e “muskujve të fortë” mes Lindjes dhe Perëndimit, por kësaj radhe nëse hapet çështja e Ballkanit dhe diskutohet në tavolinat e mëdha, nuk do ta ketë këtë konfiguracion gjeografik çfarë e ka sot. E para,  se edhe pas administratës Tramp, pikëpamjet amerikane për Ballkanin nuk do të ndryshojnë, madje këto pikëpamje vetëm sa mund të jenë të përshpejtuara në taborin gjeopolitik amerikan që ata kanë projektuar për ketë pjesë, nëse Ballkani futet në një pazar global.

Stabiliteti politik do të kërkohet me çdo kusht, dhe  në këtë stabilitet jam i bindur se do fitojë perëndimi,  ani pse skepticizmi e ka kapluar botën pas zgjedhjes se Donald Tramp në postin e Presidentit. Mirëpo në këtë tabor të zgjedhjes së problemeve mund të kontribuojnë fuqishëm edhe shqiptarët ku vendosmërisht të kërkojnë zgjedhjen e çështjeve të tyre njëherë e mire, dhe kjo zgjedhje do jetë balancim i forcave mes Lindjes dhe Perëndimit. Shqiptaret në përgjithësi janë deklaruar pro-amerikanë me perspektivë evropiane , duke u drejtuar kah dy partner të fuqishëm perëndimor, por forcimi i Rusisë dhe Turqisë (edhe pse kjo e fundit deklarohet si mik i ngushtë i shqiptareve) mund të jetë një Pazar i dhembshme në kurriz të shqiptareve dhe pikënisje e destabilitetit në rajon, nëse ata nuk dinë të përfillin mesazhet qe vine nga Uashingtoni dhe Brukseli.

SHBA si tersi por edhe Evropa perëndimore në veçanti nuk do të lejoj që Rusia me partneret e saj ta rrëmbej Ballkanin në sferën e vet gjeopolitike, sepse dalja e Rusisë në ujërat e nxehta ( Detin Adriatik dhe Mesdhe) do jete fundi i ndikimit amerikan në Kontinent, dhe ketë nuk do e lejoj asnjë President amerikan, madje as Donald Tramp, ne të kundërtën boten e presin ditë të vështira.

( Autori është studiues i politikave Evropiane dhe ndërkombëtare)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button