26 janari – Dita Botërore e Edukimit Mjedisor

 

Në çdo 26 janar shënohet Ditën Botërore e Edukimit Mjedisor. Kjo ditë ka datën e saj me origjinë nga 1972, që ka të bëjë me Deklaratën nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për mjedisin jetësor të mbajtur në Stokholm, Suedi, në qershor të vitit 1972, në të cilën përshkruhet nevoja për kriteret dhe parimet e përbashkëta për t’i ofruar njerëzimit frymëzimin dhe udhëzimin botëror për ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit.

Konferenca në fjalë u bëri thirrje qeverive dhe popujve, që të punojnë së bashku, për të ruajtur dhe përmirësuar mjedisin, për të mirën e njeriut dhe pasardhësve të tij.

Objektivi kryesor i edukimit mjedisor është për të krijuar vetëdije te njerëzit dhe veçanërisht te qeveritë, për nevojën e pjesëmarrjes për të ruajtur dhe për të mbrojtur mjedisin.

Një ditë e këtillë ndoshta do të duhet të përsëritet çdo ditë, me qëllim të ngritjes së vetëdijes së njeriut, se vetëm me ambient të pastër e të shëndoshë jetësor mund të garantohet jeta cilësore dhe e sigurt.

Edukimi mjedisor është një proces dinamik dhe pjesëmarrës, që kërkon të zgjojë tek njerëzit një ndërgjegjësim mbi problemet mjedisore të identifikuara në nivel të përgjithshëm dhe të veçantë.

Edukimi mjedisor, gjithashtu, kërkon të identifikojë marrëdhëniet dhe pavarësinë e ndërveprimeve që ndodhin në mes të mjedisit dhe njeriut, me synimin për të promovuar një marrëdhënie harmonike midis aktiviteteve natyrore dhe njerëzore përmes zhvillimit të qëndrueshëm, me qëllim të sigurimit të qëndrueshmërisë dhe cilësisë së gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme.

Edukimi ambiental në çdo nivel dhe në çdo sferë të jetës, duke ia drejtuar secilit njeri, qoftë i mitur apo i rritur, mashkull ose femër, i varfër apo i pasur, akademik apo bujk, politikan ose veprimtar i shoqërisë civile, etj… nuk duhet ndërprerë kurrë.

Eduko, eduko, eduko…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button