Nga orteku në Itali deri tani e humbën jetën 25 persona, katër llogariten si të zhdukur

Ekipet e shpëtimit gjetën edhe një viktimë nga orteku, që para një jave e mbuloi hotelin në Itali, me të cilin gjithsej numri i viktimave në këtë fatkeqësi arrin në 25 persona, 13 burra dhe 12 gra, transmeton DPA.

Si të zhdukur llogariten edhe katër vetë. Edhe pse mundësia që ata të jenë gjallë tashmë është minimale, operacionet e shpëtimit do të vazhdojnë deri sa nuk i gjejnë të gjithë personat e zhdukur, thonë autoritetet italiane.

Pas ortekut , gjithsej 11 persona ishin gjetur të gjallë, ndërsa midis tyre edhe katër fëmijë, që nën rrënojat e hotelit e kanë mbijetuar goditjen e masës së dëborës.

Më 18 janar 120.000 ton dëborë, me shpejtësi prej rreth 100 kilometra në orë, u shemb mbi hotelin me katër yje “Rixhopiano”. Të njëjtën ditë një seri tërmetesh me intensitet 5 ballë sipas Riherit e tronditën Italinë Qendrore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button