Partitë vazhdojnë sot me mitingje
Bashkimi Demokratik për Integrim sot do t’i vazhdojë aktivitetet e veta me takime me banorët në komunën e Sarajit, Karposhit dhe Studeniçanit me moton “Jo presidentit të njëanshëm”.
Takimi do të mbahet në Sallën sportive në Saraj me fillim në ora 19:00.
Ndërkaq Partia Demokratike Shqiptare do të mbajë miting në Sllatinë të Tetovës.
VMRO-DPMNE sonte do të jetë në Strugë ndërsa LSDM në Koçan.