‘Bomba’ e Blushit: Gardisti që qëlloi më ’21 Janar’ sot është kryetar i PS në Bulqizë

Deputeti Ben Blushi ka bërë një deklaratë bombastike, teksa ka komentuar ngjarjen tragjike të “21 Janarit”.

Blushi deklaroi se ajo ishte një vrasje shtetërore, ku ish-kryeministri Sali Berisha urdhëroi gardistët të qëllonin.

Por, Blushi shkon më tej, kur deklaron se njëri prej gardistëve që qëlloi atë ditë, sot është kryetar i PS në Bulqizë.

“21 Janari” ishte një vrasje shtetërore. Berisha i vrau ata, teksa po iknin. Gardistët morën urdhër për të qëlluar. Njëri prej tyre qëlloi dhe sot është kryetar i Partisë Socialiste në Bulqizë. Shpërblimi që iu dha qeveria familjarëve të viktimave ishte i pamjaftueshëm”, deklaroi Blushi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button