Erdogan kritikoi heshtjen ndërkombëtare ndaj dënimeve në Egjipt

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka dënuar Egjiptin për vendimin e marrë lidhur me dënimin me vdekje për 529 anëtarë të Vëllezërve Musliman dhe kritikoi Perëndimin për heshtjen gjatë dënimeve.

Pas mitingut në qytetet veriore turke Trabzon dhe Ordu para zgjedhjeve lokale këtë fundjavë, Erdogan iu drejtua turmave të njerëzve në Ankara të hënën, duke thënë: “Ata që na quajnë ‘diktator’ duhet të shikojnë kah Egjipti”, transmeton Mesazhi.com

“Ata kanë dënuar  me vdekje 529 anëtarë të Vëllezërve Muslimanë. Dënimi me vdekje nuk është në përputhje me ligjet dhe rregullat e të drejtave të njeriut të BE-së. Atëherë pse Evropa është kaq e heshtur ndaj këtij vendimi?” ka thënë Erdogan.

Egjipti ka dënuar me vdekje 529 anëtarë të Vëllezërve Muslimanë. Grusht Shteti ka shënjestruar anëtarët e Vëllazërise dhe perkrahësit e Presidentit Muhamed Mursi për ta eliminuar revoltën gjithëpopullore anti grusht shtet.

Lajme të ngjashme

Back to top button