Plane për ndërtimin e qytetit lundrues në Paqësor (foto)

Qyteti i parë lundrues pritet të ndërtohet në Oqeanin Paqësor afër ishullit të Tahitit.

Qeveria e Polinezisë franceze ka nënshkruar një marrëveshje me Seasteading Institute që brenda dy vjetëve të ardhshme të ndërtohet në qytet në oqean, njofton koha.net.

Mund të cilësohet si plan ambicioz, por grupi beson se qytetet gjysmë të pavarura mund të jenë vend ideal për të provuar format e reja të qeverisjes dhe metodave agrikulturore.

Град - Тихи Океанн

Seasteading Institute, me bazë në California, në pesë vjetët e fundit ka testuar dizajnin për qytetin që mund të lundrojë nëpër oqean, transmeton Koha.net.

Polinezia franceze, koleksion prej 188 ishujve në jug të Paqësorit, është shumë e interesuar për këtë projekt, pasi zona është e rrezikuar nga rritja e nivelit të detit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button