Eurozona e zhbllokoi ndihmën për Greqinë

Eurozona sot publikoi se e ka zhbllokuar lehtësimin e debisë greke, pasi që përkohësisht u bllokua nën presion të Gjermanisë.

Mekanizmi evropian i stabilizuar, organ i eurozonës i angazhuar për kontrollin e debisë greke, dha dritë jeshile për masat afatshkurtër që nënkupton se të njëjtat së shpejti do të ndërmerren.

Eurozona dha pajtueshmëri për masat për lehtësimin e debisë greke në pesë dhjetor në zëvendësim për reforma, por më 14 dhjetor në kërkesë të Gjermanisë kreditori kryesor i Greqisë, masat u bllokuan.

Bllokimi pasoi pasi që kryeministri grek Aleksis Cipras në rrjetet sociale publikoi se masat e reja sociale kanë të bëjnë me pensionet e vogla dhe rritjen e tatimit të vlerës së shtuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button