Pendarovski: Të ndalet politika e përçarjeve, do ti mbroj të gjithë qytetarët

Kam koncept të qartë si ti realizojmë qëllimet e përbashkëta. Ju ofroj konceptin e presidentit i cili do të jetë në mënyrë aktive i kyçur në mbrojtjen e të gjithë qytetarëve. Me këto fjalë e filloi fushatën kandidati presidencial i LSDM-së, Stevo Pendarovski në Konventën e tij promovuese në sallën universale sonte në Shkup. 

“Tre vlera kyçe do të jenë në agjendën time: barazia, liria dhe drejtësia. Këto janë vlerat themelore për shkak të të cilave nuk do të bëj asnjë kompromis me asnjë forcë politike. Maqedonia nuk meriton të jetë e ngujuar në të kaluarën. Maqedonia nuk ia vlen të jetë rob i frustracioneve jo të kuptueshme. Ajo ia vlen të shkojë përpara”, tha Pendarovski. 

Politika e përçarjeve e cila është jo-produktive duhet të ndalet dhe asnjëherë mos të përsëritet. Askush nuk duhet të jetë i përjashtuar nëse beson në ndonjë parti tjetër. Agonia dhe golgota e shpërnguljeve do të ndalet nëse përmendoret janë më të rëndësishme se qytetarët” tha sonte Pendarovski. 

Lajme të ngjashme

Back to top button