Bujë për negociatorë e inspektorë, e asgjë konkrete në lajm

[Recension: “Negociatat për qeverinë do t`i udhëheqin inspektorët?”]

Informacioni që publikohet e që nis me “spekulohet”, që në fillim sugjeron se nuk mund të jetë i besueshëm në tërësi dhe se duhet marrë me rezervë. Vetë fakti që është zgjedhur kjo fjalë për t’i paraprirë asaj që do të thuhet, flet për dyshimet me të cilat përballet vërtetimi i këtij informacioni. Të dhënat e tilla mund të jenë nga burime anonime (duke u mbështetur me fakte), mund të jenë jozyrtare, por nuk mund të jenë spekulime, e të pretendohet se po informohet publiku. Sa për fillim, titulli ka mospërputhje me përmbajtjen, pasi paralajmëron diçka të cilën më vonë në tekst nuk e shtjellon fare në mënyrë konkrete.

Ina Online - Negociatat per qeverine do ti udheheqin inspektoret 1Linku deri te artikulli origjinal: “Negociatat për qeverinë do t`i udhëheqin inspektorët?”

Data e publikimit: 19.01.2017

Data e recensionit:  20.01.2017

Recensues: Fatlume Dervishi

Një titull me pikëpyetje, hap një pikëpyetje tjetër edhe më të madhe.  Aty thuhet se “Negociatat për qeverinë do t`i udhëheqin inspektorët?”. Mbase teksti ka dashur të bëjë një lidhje mes presioneve të VMRO-DPMNE-së (siç pretendohet) dhe kontrolleve të inspektorëve në institucione që udhëhiqen nga kuadro të BDI-së.

Por, kjo mbetet një “mbase”, pasi në tekst askund nuk përmenden “inspektorët”, nuk përmenden rastet dhe personat, nuk flitet për këtë formë “të presionit”. Teksti nis me “spekulime” (meqë i cilëson si të tilla informacionet që i shpalos vetë ), e më vonë kalon në “prognoza” nga burime brenda BDI-së.

“Mediat në gjuhën shqipe shpekulojnë se nëse VMRO-DPMNE nuk arrin të formojë qeveri me BDI-në, Ivanov ka gjasa të jep dorëheqje, me qëllim që mos të i’a jep mandatin Zaevit, gjë e cila do ti sjellte zgjedhje të reja, shkruan DË.

Me nënçmime, kërcënime, dhe forma të tjera të presionit VMRO-DPMNE do të përpiqet të bëjë presion mbi BDI-në për të siguruar mbështetjen e tyre për formimin e qeverisë, ose në të kundërtën – të përfundojë në zgjedhje të reja, prognozojnë burime nga partia e Ahmetit.”

Në tekst tregohet se këto “spekulime” nuk janë komentuar zyrtarisht nga BDI-ja ose kryetari i saj. Nuk thuhet nëse një sqarim është kërkuar edhe nga VMRO-DPMNE, si palë ndaj të cilës bëhen disa akuza.

Kodi Etik:

  • Provimi i të dhënave dhe saktësia janë imperativ moral i gazetarësisë, prandaj gazetari është i obliguar ta provojë informacionin prej sa më shumë burimeve, të paktën prej dy burimeve të pavarura.
  • Gazetari duhet të sigurojë “palën e dytë”, respektivisht t’u jep mundësi të dy palëve të interesuara të produktit gazetaresk ta shprehin qëndrimin e tyre.

Informacionet zyrtare ose të paktën tentativa për të arritur deri te ato, nuk duket askund në tekst. Detyrimet profesionale të gazetarit, nuk janë kryer. Komunikata për shtyp e dy partive që është pasqyryar më poshtë, është për një takim formal mes partive, në të cilën nuk ka asnjë të dhënë për kahjen që i ka dhënë temës autori.


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button