Lama: Shpresoj që Trump dhe Putin do të punojnë për paqen globale

Lideri shpirtëror tibetian, Dalai Lama, deklaroi se shpreson që presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin “do të punojnë së bashku për paqen globale”.

Duke folur në New Delhi në një tubim për të drejtat e grave, lideri i budistëve tibetian deklaroi se botës i duhen “liderë të cilët kanë ndjeshmëri” dhe se dialogu duhet të jetë “udhëzues” për shekullin 21.

Dalai Lama më herët në Mongoli, tha se “nuk ka shqetësime” për shkak të zgjedhjes së Trump në postin e presidentit amerikan. Po ashtu ai shtoi se shpreson që të takohet me Trump i cili u inaugurua të premten më 20 janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button