Zgjedhje presidenciale: çfarë mësuam nga mediumet për ato dhe çfarë jo

Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht

Presidenti amerikan Xhon Kenedi para parlamentit komunal në Schoneberg në Berlin. Foto: jimmerbond

Presidenti amerikan Xhon Kenedi para parlamentit komunal në Schoneberg në Berlin gjatë fjalimit të tij historik kur i tha fjalët „Ich bin ein Berliner“ më 26 qershor 1963. Pas 5 muajve jo të plota ishte viktimë e atentatit në Dallas, Teksas. Foto: jimmerbond

 

·         Asnjë medium nuk ju ka ofruar qytetarëve analizë, ose prezantim e cilat janë  Kompetencat e Presidentit të shtetit.

·         Në asnjë nga mediumet nuk është analizuar zgjedhja e presidentit në frymën e situatës aktuale politike në Republikën e Maqedonisë, konteksti ndërkombëtar në të cilin presidenti i ardhshëm duhet të veproj dhe/ose sfidat themelore me të cilat duhet të ballafaqohet.

·         Elementi i tretë që mediumet duhet ta adresojnë përvojat nga të aktivitetet e presidentëve të deritanishëm. (…) Vetëm me analizën e gabimeve të bëra dhe mësimet e nxjerra, mund të përparohet dhe të mos përsëriten lëshimet.

 

Shkruan: Prof. Dr. Mirjana Najçevska, ekspert për të drejtat e njeriut

Ivanov sot duhet të dorëzojë kandidaturën e tij për kryetar.

LSDM do të zgjedh kandidatin e saj për president me 4 mars.

BDI do të kërkojë ndryshime kushtetuese për zgjedhje të presidentit të shtetit.

PDSH me kandidatin e saj për president?

Gjorge Ivanov përsëri kandidat për president i VMRO-DPMNE.

LSDM mohon se është vendosur që Pendarovski të jetë kandidat për kryetar.  Pse Pendarovski dhe LSDM gënjejnë për kandidaturën për president?

Zgjedhjet presidenciale: të gjithë të kthyer kah VMRO-DPMNE LSDM-ja kërkon urithin, BDI-ja taktizon, PDSH-ja mobilizohet dhe VMRO-DPMNE ka Ivanovin!

Dhe kështu me radhë, e me radhë…

 

Muajin e fundit gati se nuk asnjë medium i cili në farë mënyrë nuk përmendur  zgjedhjet presidenciale dhe kandidatët e mundshëm për kryetar të shtetit.

Pyetja është: gjithë këto artikuj a ju kanë ndihmuar qytetarëve për zgjedhjen e mundshme prë president? A ju kanë ofruar informatat e nevojshme për realizimin e të drejtës për të zgjedhur?  I kanë inkurajuar partitë politike për të ofruar zgjedhjen më të mirë? A ka ndonjë ndikim në krijimin e opinionit publik dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për ushtrimin e procesit zgjedhor?

Mediumet së pari u angazhuan në supozim se kush mund të jetë kandidati i çdo partie politike. Pastaj në përhapjen e supozimeve për pozitën e kandidatëve të mundshëm në partinë e tyre dhe pasojat e mundshme në aleancat partiake. Për të përfunduar me realizimin e qëllimit më të lartë: publikimit të emrave të kandidatëve përfundimtar.

Çfarë mungon në raportimin dhe analizën e mediumeve?

 

  1. 1.      Analiza e dispozitave kushtetuese dhe ligjore.

 

Asnjë medium nuk ju ofron qytetarëve një analizë, ose të paktën një prezantim, për kompetencat e Presidentit. Shumë njerëz nuk kanë ide për rolin e presidentit të përcaktuar në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe disa ligje të tjera. Ata nuk e dinë mundësitë që janë dispozicion që të ndikojë në segmente të tjera të qeverisjes (parlamentit, qeverisë dhe gjyqësorit) dhe i cili është profilizuar si një prej mekanizmave të kontrollit të sistemit të kontrollit dhe balancimit ndërmjet tyre.

Për shembull, veto për tekstet e ligjeve të cilat i ka në dispozicion ose mundësia e tij për të dhënë mendime për Parlamentin. Ose akti i përcaktimit dhe rithirrja e ambasadorëve të Maqedonisë, kur ndikon në vendimet e ekzekutivit. Ose propozon dy gjyqtarë për në Gjykatën Kushtetuese dhe dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor Republikan, që  ndikon në gjyqësorin. Si Kryetar i Këshillit të Sigurimit dhe komandant suprem i forcave të armatosura.

Njohja e këtyre kompetencave duhet të ndihmojë qytetarët në formimin e opinionit të tyre mbi atë se kusht duhet të kryej punët presidenciale.

Megjithatë, theksimi i këtyre kompetencave duhet të ndikoj në vendimin e partive politike në zgjedhjen e kandidatit të tyre. Pikërisht  mediumet duhet të kërkojë shpjegim prej partive politike për kandidatin e tyre.

Kështu shpjegimet lidhur me nismën për të kandiduar përsëri Ivanov të cilën e transferojnë  disa medime bëhet plotësisht e pakuptimtë:

Nisma fillon me faktin se presidenti i tanishëm është mbështetësi më i madh dhe mbrojtësi i vlerave që mbajnë fuqinë e shtetësisë maqedonase “ (Republika)

“”Ivanov është njeri familjar“ (Vest)

 

  1. 2.      Çfarë presidenti i nevojitet Republikës së Maqedonisë për momentin?

 

Në asnjë nga mediumet nuk është analizuar zgjedhja e presidentit në dritën e situatës aktuale politike në vend, konteksti ndërkombëtar në të cilin presidenti i ardhshëm duhet të veproj dhe  sfidat themelore për t’u ballafaquar.

Nëse nisemi nga supozimi se çdo kohë kërkon karakteristikat specifike të lidershipit, aspekt shumë i rëndësishëm i zgjedhjes së një presidenti është një grup të veçantë të sfidave që duhet të përballet dhe trajtoj udhëheqësi i ri.

Për shembull, në qoftë se prioritet i Maqedonisë është implementimi i ndryshime të tilla do të çojë në forcimin/vendosjen e sundimit të ligjit, atëherë profili i president  të dëshiruar mund të numërohen gatishmëria për të ngritur një sistem të rregullave, procedurave e kritereve që do të sigurojë kufizim të vetë-autorizimit dhe forcim të funksionit të kontrollit të Presidentit.

Mediumet kanë humbur mundësinë për të bë prerje tërthore të realitetit politik në të cilin duhet veprojë presidenti i ardhshëm, dhe në bazë të asaj prerje të definojnë të karakteristikat e dëshiruara ose të nevojshme të cilat duhet ta udhëheqin procesin e zgjedhjes si tek partitë politike ashtu tek qytetarët.

 

  1. 3.      Cila është përvoja nga e kaluara

Elementi i tretë të cilat mediumet duheshe dhe duhet ta adresojnë janë përvojat aktiviteteve nga presidentëve të deritanishëm.

Kjo nuk do të thotë fjalimet jubilare rënda dhe kujtesë sentimentale e presidentëve të vdekur (të cilët janë të mira, por jo për qëllime të zgjedhjeve presidenciale), por analizën e kontributit të tyre përkatës në çdo gjë që ka ndodhur në Maqedoni. Vetëm analiza e gabimeve të bëra dhe mësimet e nxjerra, mund të përparojnë dhe të mos përsëriten lëshimet.

Gazetarët kanë në dispozicion të dhëna statistikore, trendet zhvilluese dhe analizat e  bëra të cilat mund ti shfrytëzojnë me vënien e lidhjes në mes presidentit konkret dhe momentet kyçe të ndryshimeve që ndodhin.

Për shembull, nëse gjatë mandatit si president ishte i thirrur për të dhënë një opinion në Kuvendit ose Kryeministri ishte konsultuar me të në procesin e ndërtimit të politikave. Ose, në qoftë se gjatë afatit të kryetarit ka shpërthyer konflikt dhe kjo do të thotë se si ai e ka trajtuar konfliktin, pra, nëse dhe në çfarë mënyre është themeluar rendi demokratik pas konfliktit.

Vetëm në bazë të këtyre analizave mund të ndahen karakteristikat, modelet e veprimit dhe të sistemeve të vlerave që janë të dëshirueshme apo të padëshirueshme për kandidatët për president.

Mediumet na informuan se si do të na shënojnë, na treguan se si përgatitet MPB, na treguan logon e konventës për zgjedhje të kandidatit për president, na mbajtën të informuar me rrjedhën e dorëzimit të kandidaturave për president, përplasjet ndërmjet kandidatëve të mundshëm. Por mbi të gjitha, asnjë medium nuk ka ofruar analizë se çfarë presidenti i nevojitet RM-së, për përgjegjësitë ligjor që i ka, në bazë të situatës së politikës aktuale, në bazë të leksioneve të mësuara nga mandatet e ish-presidentëve.

Ky është një rast kur mediumet mund të angazhohen në mënyrë aktive në ndërtimin e demokracisë dhe të sigurojë parametrat esenciale për zgjedhjen e një presidenti i cili do të lejojë ndërtimin e demokracisë.


Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Back to top button