Kura natyrale për lëkurën e thatë gjatë dimrit

Gjatë muajve të ftohtë të dimrit, era, acari e dëmtojnë shumë lëkurën, transmeton TV 21.

Përdorimi i produkteve të grimit mund ta përkeqësojnë edhe më shumë lëkurën e thatë dhe të plasaritur.Më poshtë do t’ju tregojmë disa produkte natyrale të cilat mund të përdoren për të pastruar dhe zbutur lëkurën në këto ditë të ftohta.

– Qumësht dhe mjaltë

I përzieni këto dy produkte bashkë në një enë. Yndyrat dhe acidi laktik tek qumështi janë shumë të mira për qetësimin e lëkurës së irrituar. Ndërsa mjalti nuk është vetëm një zbutës për lëkurës, por ka edhe veti antibakteriale dhe antifungale, që ndihmojnë për luftimin e baktereve në sipërfaqen e lëkurës.

Mund ta zbusni lëkurën e thatë vetëm me qumësht të ftohtë, duke njomur një copë në të dhe masazhuar fytyrën. Ose përgatisni një maskë me qumësht dhe mjaltë.
Përveçse është një zbutës natyral, vaji i kokosit ka gjithashtu edhe veti antibakteriale, antifungale dhe antivirale. Masazhoni me të fytyrën çdo ditë tani gjatë muajve të dimrit.

– Vaji i ullirit

Ka më pak shenja të plakjes tek njerëzit që konsumojnë vaj ulliri sesa tek ata që nuk konsumojnë. Kjo sepse vaji i ullirit është i pasur me polifenolë, një lloj përbërësi bimor me veti antioksiduese.

– Çaji jeshil

Çaji jeshil ofron mbrojtje kundër rrezeve ultravjollcë në lëkurë. Kjo pije mund të shërbejë gjithashtu për largimin e akneve, skuqjeve dhe parandalon ekzemën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button