Përfaqësuesit e LDK-së dhe qytetarët bëjnë homazhe te varri i Rugovës

Përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) dhe qytetarë të shumtë sot kanë bërë homazhe pranë varrit të presidentit Ibrahim Rugova në 11 vjetorin e vdekjes së presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Nënkryetar i LDK-së, Agim Veliu ka thënë se sot po kujtojnë dijetarin dhe burrështetasin Ibrahim Rugova, transmeton 21 Media.

Sipas Veliut po punojnë mbi bazën e projekteve të ish-presidentit Ibrahim Rugova. “Edhe sot sikurse para 11 vjetësh është e madhe dhe e pa kompensushme dhimbja, por ne po punojmë mbi bazën e projekteve të tij, të trashëgimisë së tij, kjo është një humbje e madhe për të gjithë ne, për familjen, për miqtë, për LDK, për njerëzit, për shtet ndërtimin dhe Kosovën në përgjithësi”, ka thënë nënkryetari i LDK-së.

Ndërsa, Mehmet Krasniqi, kryetar i degës së LDK-së në Obiliq, ka thënë se Rugova ka orientuar Kosovën në aspektin politik drejt perëndimit që ka qenë shpëtimi jonë i vetëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button