Ukraina përgatitet për luftë

Presidenti i përkohshëm i Ukrainës, Oleksandr Turchynov, thotë se i ka urdhëruar forcat e armatosura të Ukrainës që të kenë gjendje të gatishmërisë luftarake.

Kjo shpallje u bë pasi Dhoma e Epërme e Parlamentit të Rusisë votoi dje për miratimin e shfrytëzimit të forcave të Rusisë në Ukrainë.

Në deklaratën televizive, zoti Turchynov tha se autoritetet po e shtonin sigurinë rreth kapaciteteve atomike, aeroporteve dhe kapaciteteve të tjera “strategjike” në Ukrainë, transmeton REL.

Ai tha se nuk ka arsyetim për atë që e cilësoi agresion rus.

Kryeministri i përkohshsëm i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, tha se çfarëdo intervenimi ushtarak nga Rusia do të shënoj fillimin e “luftës”.

Shefi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojes në Ukrainë, Andriy Parubiy, tha se do të thirren të gjithë rezevistët ushtarakë në Ukrainë.

Ai u tha sot reporterëve në kryeqytetin Kiev se Ministria e mbrojtjes është urdhëruar “t’i thërrasë të gjithë ata të cilët u duhet forcave të armatosura në këtë moment në gjithë Ukrainën”, dhe ka shtuar se mobilizimi bëhet për “ta siguruar integritetin territorial të Ukrainës”.

Lajme të ngjashme

Back to top button