Kerry: Ndërhyrja në Ukrainë, cenon marrëdhëniet SHBA-Rusi

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry paralajmëroi dje në mbrëmje Moskën për dislokimin e trupave ruse në Ukrainë, që sipas tij kërcënonte paqen dhe sigurinë në rajon dhe rrezikonte të kishte një ndikim të thellë në marrëdhëniet amerikano-ruse.

“Derisa Rusia të mos marrë masa të menjëhershme dhe konkrete për uljen e tensioneve, efektet mbi marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Rusisë mund të jenë të thella”, theksoi Kerry me anë të një komunikate.

”Pushtimi i territorit ukrainas nga Federata Ruse nuk konsiston vetëm në shkeljen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe të konventave ndërkombëtare, por përfaqëson edhe një kërcënim për paqen dhe sigurinë në Ukrainë dhe në rajon”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button