Greqi, paketë e dyshimtë në zyrat e SYRIZA-s

Një paketë e dyshimtë e dërguar në zyrat qendrore të Partisë Aleanca Radikale e së Majtës (SYRIZA), ka alarmuar ekipet e sigurisë, transporton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportimeve të mediave vendase, mësohet se një paketë e dyshimtë është dërguar në zyrën e SYRIZA-s e cila ndodhet në qendër të Athinës, në rrugën Kumunduru, ndërkohë që në këtë godinë kishte një takim të Këshillit Politik të saj.

Pasi nga paketa e dërguar përmes postës doli një pluhur i dyshimtë rojet e sigurisë janë alarmuar dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.

Pakoja e marrë nga policia është dërguar për ekzaminim në laborator me dyshimin se mos ka lëndë të rrezikshme kimike.

Për shkak të ngjarjes takimi i Këshillit Politik të SYRIZA-s është ndërprerë dhe është zhvilluar nën drejtimin e Kryeministrit të vendit Aleksis Tsipras. Takimi është zhvilluar në godinën e Këshillit të Ministrave të Greqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button