Zbulohen emrat e xhihadistëve shqiptarë që po braktisin ISIS-in (Dokumente)

Ushtria irakiane ka gjetur dokumente të harruara nga ISIS, ku zbulohen emrat e dezertorëve, mes tyre edhe disa shqiptarë. Dokumenti është publikuar sot në mediat e Irakut.

Aty zbulohen emrat e gjithë luftëtarëve të huaj, por edhe të atyre që kanë dezertuar, shkruan Indeksonline.

Dezertorët përshkruhen me fjalët “luftëtarë që kanë thyer rregullat dhe disiplinën e brendshme”.

Një prej emrave të përmendur është “Abu Musa Kosova”, lindur në vitin 1992.

Ende nuk janë publikuar listat e plota të dezertorëve për të kuptuar se sa kanë qenë nga vendet e Ballkanit.

Mes dezertorëve ka edhe xhihadistë francezë apo vende të tjera të Europës perëndimore.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button