Një aeroplan i ushtrisë nigeriane gabimisht ka vrarë më shumë se njëqind refugjatë

 Një aeroplan luftarak i ushtrisë nigeriane në mision kundër ekstremistëve të Boko Haramit gabimisht ka bombarduar  një kamp të refugjatëve, me ç’rast humbën jetën më shumë se njëqind refugjatë, ndërsa janë lënduar disa punonjës humanitarë, transmeton MIA.

Komandanti i ushtrisë Laki Irabor e konfirmoi bombardimin e rastësishëm në Nigerinë verilindore në afërsi të kufirit me Kamerunin.

Ai shtoi se mes të lënduarve ka edhe nigerianë, të cilët punojnë për Mjekë pa kufij dhe Komitetin ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button