Grekët nga afër e ndjekin gjendjen politike në Maqedoni

Edicioni elektronik i gazetës greke “Katimerini” publikoi një tekst me titullin “Baraspesha të reja dhe aleanca në IRJM” në të cilin përqendrohet në situatën politike në Maqedoni. Sipas gazetës në Maqedoni ka “krizë të brendshme etnike midis maqedonasve dhe shqiptarëve, e cila kanoset të shkaktojë pasiguri postzgjedhore në vend”.

“Tri partitë shqiptare (BDI, Besa dhe Aleanca për shqiptarët) të cilat hynë në Parlamentin e ri, nën udhëheqjen e Qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës promovojnë agjendë të përbashkët, zbatimin e së cilës e vendosën si kusht që të marrin pjesë në Qeverinë e re”, shkruan “Katimerini”.  Gazeta më pas shton se “duke e pasur parasysh atë se asnjë prej partive më të mëdha të Maqedonisë, VMRO-DPMNE e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe LSDM-ja e Zoran Zaevit nuk kanë shumicë parlamentare, do t’u duhet mbështetja e deputetëve shqiptarë të cilët tani bëhen faktorë që e rregullon zhvillimin e ngjarjeve.

“Katimerini” sqaron se nëse BDI-ja, e cila i ka 10 deputetë apo dy partitë e tjera shqiptare, nuk bashkohen me Gruevskin apo Zaevin dhe nuk konstituojnë shumicë parlamentare në vend përsëri do të mbahen zgjedhje, të cilat do të mbaheshin në prill.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button