Kompanitë të aplikojnë për Hallall Standardin

Ministria e Ekonomisë do të subvencionojë 10 kompani ne vlerë prej rreth 300.000 denarë, për implementim të standardit Hallall në Maqedoni. Nga buxheti i shtetit sipas ministrit të ekonomisë Valon Saraçini janë ndarë rreth 3.100.000 denarë. 

Afati i fundit për aplikim të kompanive është 30 Prilli i vitit 2014.

“Për vitin e ardhshëm parashikuam 3,1 milionë denarë për të cilat vlerësojmë se janë të mjaftueshme për mbulimin e tërësishme të shpenzimeve të 10 kompanive të cilat do të paraqiten në shpalljen publike të Ministrisë së Ekonomisë për vendosjen e HALLALL standardit” tha ministri Saraçini pas takimit me kompanitë e vendit.

Ai dërgoi apel deri te të gjithë kompanitë e interesuara të cilat dëshirojnë ta rrisin eksportin e tyre dhe të përpiqen të marrin pjesë në tregjet e treta që të paraqiten në shpalljen e Ministrisë së Ekonomisë, duke filluar prej 27 janarit,  të grumbullojnë  dokumentacionin e nevojshëm dhe të fitojnë mjete të mjaftueshëm  për mbulimin e të gjitha shpenzimeve për implementimin e HALLALL standardit.

Gjithashtu, kryetari i OEMVP-së z. Menderes Kuçi, gjatë këtij forumi u bëri thirrje të gjitha kompanive anëtare të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore që të aplikojnë për këtë standard, kurse drejtoresha ekzekutive e Odës Ekonomike të Maqedonisë, Jelisaveta Georgieva,  prezantoi edhe benefitet e këtij sistemi për kompanitë.

Drejtori i Agjencionit për hallall standardet  Abaz Islami u prezantua procesi i çertifikimit të këtij standardi.

“Standarti Hallall, nga një urdhër fetar sipas të drejtës së sheriatit islam është transformuar tashmë në një brend ekonomik me një sukses të jashtëzakonshëm në Evropë e në botë. Nisur nga fakti se standardi Hallall është trend dhe nevojë e qytetarëve në vend dhe më gjerë, Bashkësia Fetare Islame në vitin 2013 themeloi Agjensionin për Standardin Hallall, si një sektor të rëndësishëm në kuadër të Rijasetit të BFI-së,  përmes së cilës shoqëria në këtë vend do të ketë mundësi që mbarë prodhimet dhe produktet të licencuara me “Hallall”,  t’i konsumoj duke mos patur frikën nga ndonjë ndalesë fetare”, theksoi Islami.

Në fund, kompanitë që veç më kanë implementuar këtë  standard si për shembull Vitalia, Uka Komerc dhe MakProgress, prezantuan përvojat e tyre gjatë procesit të implementimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button