Turqi, ligjvënësit turq mbështesin kushtetutën e re

Parlamenti i Turqisë i ka dhënë miratimin paraprak kushtetutës së re, e cila do të rrisë kompetencat e presidentit Recep Rayyip Erdogan, shkruan Rel, transemton Portalb.mk.

Këtë javë do të ketë edhe një rreth të dytë të votimit dhe, nëse kalon, do të pasojë referendumi.

Kritikët thonë se ndryshimet kushtetuese do të çojnë në autoritarizëm.

Por, Erdogan këmbëngul se sistemi i ndryshuar do t’iu ngjajë atyre në Francë dhe në Shtetet e Bashkuara.

Kushtetuta e re do t’i lejoë presidentit të emërojë dhe shkarkojë ministra dhe do të shfuqizojë postin e kryeministrit për herë të parë në historinë e Turqisë.

Në vend të tij do të jetë së paku një nënpresident.

Nenet e fundit të kushtetutës së re janë miratuar të dielën vonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button