Tetovë, inspektorët në gjah të shitësve që vuajnë nga skamja

Inspektorët komunal në Tetovë nga orët e mëngjesit, janë në gjah të tregtarëve të paligjshëm të cilët shtrojnë tezgat e improvizuara për të shitur prodhimet e tyre.

NPK-ja, administron me tregun e gjelbër në Tetovë. Prej kohësh ankesat janë se ka rënë profitabiliteti për shkak të konkurrencës jo lojale që vijnë nga tregtarët e paligjshëm në trotuaret jashtë tregut.

Inspektorët komunal duken mjaftë këmbëngulës për të luftuar një kategori sociale që nuk mund të quhen tregtarë të paligjshëm. Çfarë tregtari mund të jem unë, thotë Bida Emini, që detyrohem të ndaj një sasi te konsiderueshëm të prodhimeve të qumështit, nga goja e fëmijëve për ta paguar faturat e rrymës.

Ai e konsideron këtë si një masë selective pikërisht ndaj një kategorie që vuajnë nga skamja. “Komuna ka shumë gjëra më të rëndësishme për të bërë deri sat ë vijë dhe të na largojë neve nga tregu. Veturat e të afërme të funksionarëve qëndrojnë të parkuar në mes të qarkoreve, askush nuk guxon ti prek. Rrugët më të lëvizshme të qytetit janë të zënë nga firmat më të mëdha. Ata nuk shqetësohen nga inspektorët”, thotë Bidai.

Trotuaret, nuk janë më të ngarkuar, qoftë edhe në një ditë tregu. Rregulli i vendosur nga kryetarja Teuta Arifi, anembanë aksit që graviton jo shumë larg pjesës qendrore të qytetit, përkrahet nga çdo kush që nuk dëshiron tollovinë që krijohet nga tregtarët e paligjshëm, ashtu siç preferohet të cilësohet nga inspektorët komunal.

E gjithë kjo nuk shikohet me zili nga një burrë rreth të gjashtë dhjetave, nga fshati Tearcë.  Xhemali Idrizi, thuajse ka mbetur i pa punë pas masave të ndërmarra nga inspektorët komunal. Ai gjithmonë ka tregtuar prodhimet që ka mundur t’i kultivojë vetë dhe asnjëherë nuk e ka konsideruar këtë si një veprimtari të mirëfilltë tregtare, por një punë sa për të mbijetuar. 

“Ne jemi peshku i vogël përballë atyre që kanë uzurpuar trotuaret me mallra të ndryshëm në rrugët kryesore të qytetit. Ne mundohemi një ditë në javët të shesim ato pak gjera që kemi grumbulluar si prodhime tona dhe që janë në sasi shumë të vogla”, thotë Xhemalia.  

Lajme të ngjashme

Back to top button