Bomba nr.2: Çuni i mamit tani ha pilaf!

Dhunë, dhunë, dhunë……

Ku të vemi, aman më!!!!

Po kush dhunon, se? Shteti, qeveria, drejtori, pronari, burri patriarkal, racisti…

Po ju do pyesni,  po si dhunojnë, bre?

Ja kështu  drejtpërdrejt: Me plumba, shkopinj gome, shpulla, grushta, burgje të përjetshme, shpunësime e ngacmime, flakje në rrugë e mbajtje rroge, moslejim pshurrjeje jashtë orarit të caktuar.

Po, jo vetëm drejtpërdrejtë edhe  sistematikisht : Me traktate e ligje, reforma e udhëzime. Me shkatërrim institucionesh publike, favorizim klientësh, futje tatimesh radiodifuzive.

Ka edhe më: me shtrenjtim jetese, zvogëlim jete, varfërim ditë për dite, dëshpërim mendjeje, heqje dritash dhe sekuestrim përmbaruesish, ndotje ajri, papishmëri uji, pamundësi pune, ngushtim mundësish.

Jo vetëm kaq: zhbërje shkollash, privatizim shërbimesh spitalore, komercializim hapësire. Ka ende më shumë, por e lëmë me kaq.

Po kush dhunohet, se? Gjithkush, pra ai që nuk ushtron fare dhunë: ai është pensionisti,ai  është punëtori, ai është i papuni, ai është studenti, ajo është gruaja, ai është shitësi, ai është mbledhësi i hekurave, … Kush më shumë e kush më pak.

Po si reagohet? Thjesht ja kthejmë  faqen tjetër? Nganjëherë, sidomos kur dhunuesi nuk e pret. Simbolikisht? Po, gjithnjë e më shpesh. Stimulim i dhunës që pësojmë përditë. Shpërfaqje e asaj që rrjedh poshtë e pandalshëm. Stimulim ama.

Dëmi është i prapësueshëm, ndaj reagimi s’ka pse ta kapërcejë simboliken.

Kur dëmi nuk prapësohet? Kur qeveria orvatet të krijojë “Lagjen e Trimave”?Bën sikur nuk ndron mendje nga mijërat me lule laramane e thirrje në shesh? Aty kishte vend edhe për gurin, hurin e llastiqet? Pse jo?! Në “ Lagjen e Trimave”  pati vend për të gjitha këto . Po për çfarë shkaku se?

Ëhëë, për shkak të hajdutërisë!

Po ndaj kujt të reagohet? Ndaj gjithkujt që është përgjegjës për dhunën. Ama jo nga gjithkush në çdo moment. Spektakli “must go on”, por s’ia ka kush ngenë. Ah po, ia kanë aktorët e zellshëm të farsës së të nesërmes, “çunat” e forumeve partiake, stimuluesit e stimulimit.

Reagohet ndaj një çuni të mamit?.“Ç’faj kanë ata të shkretë?! Firmosin ç’u thotë shefi.” – ia mbysin disa. Ku i dihet?! Po ja që edhe pa e ditur, njeriu respektohet duke u konsideruar përgjegjës për firmën e vet. Fyerje, denigrim, përulje…..“Hë të keqen, se fajin s’e ke ti, por ata që të tërheqin për hunde. Tani ha pilaf!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button