Nikoliq: I gatshëm ta dërgoj ushtrinë në Kosovë nëse jetët e serbëve rrezikohen

Kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka deklaruar sot se si komandant suprem i forcave të armatosura është i gatshëm që, nëse jetët e serbëve në Kosovë rrezikohen, t’i nisë forcat e Serbisë në Kosovë, shkruan Koha.net, përcjell Portalb.mk.

“Derisa të jem në këtë funksion do të përpiqem që të mos luftoj me askënd. Nëse kjo do të jetë e pamundur, do të përpiqem si komandant suprem, ta marr përgjegjësinë për vendimet e mia”, deklaroi Nikoliq duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas mbledhjes së Këshillit për Sigurinë Kombëtare.

I pyetur nëse është i gatshëm ta dërgojë ushtrinë në Kosovë, Nikoliqi e pohoi: “Po që se i vrasin serbët, të gjithë do të shkojmë atje, e jo vetëm ushtria. Ja, edhe unë do të shkoj i pari, nuk do të ishte kjo hera e parë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button