APM kërkon që VMRO-DPMNE ta kthejë mandatin
Aleanca për Maqedoni pozitive vlerëson se politika aktuale nuk po realizohet sipas vullnetit të shumicës që doli nga zgjedhjet e 11 dhjetorit, të cilët votuan për ndryshime dhe ndërrim të qeverisjes 10 vjeçare të regjimit të Nikolla Gruevski, transmeton Portalb.
“Duhet të kthehet besimi te drejtësia dhe t’i vazhdohet mandati PSP-së për t’i zgjidhur dyshimet e dalura nga bisedat e përgjuara”, porosisin nga Aleanca pozitive për Maqedoninë.
Nga aty kërkojnë që VMRO-DPMNE ta kthejë mandatin për formimin e Qeverisë, me çka së shpejti do të hapej procesi për formimin e Qeverisë sipas vullnetit të qytetarëve.