Bora artificiale në Kodrën e Diellit sezonin e ardhshëm dimërorë

Nga nëntori i këtij viti në Kodrën e Diellit, do të kemi borë artificiale. 

Kështu për Portalb tha drejtori i kësaj qendre turistike, Petre Dimitrievski.

‘Bora artificiale do të jetë këtë vit, vitin e kaluar filluam me ndërtimin e liqenit artificial, liqeni rreth 50 për qind është gati, shpresojmë se këtë vit do përfundojë tërësisht. Dhe borë artificiale do të kemi këtë vit duke nisur nga muaji nëntor’ tha Dimitrievski.

Liqeni artificial që po ndërtohet në malin Sharr në terrenin për skijim “Ceri Pashinë” është i pari i këtij lloji në Maqedoni, në një lartësi mbidetare prej 2000 metra. Liqeni do të jetë i gjërë dhe i gjatë rreth 100 metra ndërsa i thellë rreth 10 metra. Do të shërbejë për disa qëllime. Për rekreacion dhe peshkim, ndërsa gjatë periudhës dimërore uji do të përdoret për të bërë borë artificiale,

Ditë më parë ELEM ka filluar me sërë aktivitetesh dhe investime në Kodrën e diellit që kapin vlerë prej 30 milion euro. Këtë vit ka filluar ndërtimi i teleferikut me gjashtë ulëse dhe gjatësi prej 2.400 metrash. Gjithashtu do të ndërtohet edhe parking me kapacitet prej 350 veturash./Portalb
 
 

Lajme të ngjashme

Back to top button