IMM e ka shpallur konkursin e 16-të për çmimin gazetaresk “Nikolla Mlladenov”

Instituti i Mediave të Maqedonisë (IMM) e ka publikuar konkursin e 16-të për çmimin gazetaresk “Nikolla Mlladenov” për storjen më të mirë hulumtuese të vitit.

Konkursi është hapur për të gjithë gazetarët profesionistë dhe redaksitë, të cilët kanë publikuar artikuj të tyre në mediat në Maqedoni gjatë vitit 2016, si dhe për ata gazetarë dhe redaksi, të cilët dëshirojnë të paraqiten storje të përgatitur dhe/ose të publikuar nga kolegë-gazetarë ose nga redaksi tjera.

Nuk ekzistojnë kufizime në raport me numrin e artikujve, me të cilat një gazetar ose redaksi mund të marrë pjesë në konkurs.

Autorët e storjeve më të mira hulumtuese do të marrin çmime në para në vlerë prej 30.000 denarëve për çmimin e parë; 20.000 denarë për vendin e dytë dhe 10.000 denarë për vendin e tretë.

Konkursi është i hapur deri më 6 shkurt të vitit 2017, ndërsa aplikacionet mund të dërgohen në postë elektronike në [email protected],  përmes postës në: Instituti i Mediave të Maqedonisë, Jurij Gagarin 17-1/1, Shkup ose personalisht të dërgohen në IMM.

Kriteret për përzgjedhje të artikujve më të mirë hetues janë të kapshëm në ueb faqen e IMM: , kumtoi IMM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button