Iranit i është lejuar importi i 130 tonë uranium

Forcat botërore i kanë aprovuar Iranit import të 130 tonë plotësues uranium, njoftoi sot televizioni iranian “Pres”.

“Grupi i përbashkët për përcjellje të marrëveshjes bërthamore të mërkurën i ka lejuar Teheranit blerje të 130 tonë uranium shtesë në mbledhjen në Vjenë”, theksoi zëdhënësi i Organizatës ndërkombëtare për energji bërthamore Behruz Kamalvandi.

Sipas tij, Irani paraprakisht ka blerë 220 tonë uranium dhe tani ka gjithsej 350 tonë nga ky material.

Sipas marrëveshjes bërthamore, Irani e ka të ndaluar të përpunojë produkte të pasura me uranium, ndërsa në zëvendësim i janë pezulluar një pjesë e sanksioneve ekonomike.

Iranit i është lejuar të kryejë hulumtime bërthamore për qëllime paqësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button