Ruzhin: Ivanovi ishte president partiak dhe jo burë shteti

Ish-amabsadori Nano Ruzhin e ka kritikuar presidentin Gjorgje Ivanov, për mungesë identiteti, duke u shndërruar në president të VMRO-DPNE-së dhe jo në një president që do të përfaqësojë gjithë qytetarët e Maqedonisë.

“Me dëgjueshmërinë  tij partiake, Ivanov nuk është sjellë si njëri i parë i shtetit. E mbajmë mend si vizitorë të manifestimeve të ndryshme, por jo si një burë shteti i cili artikuloi një mendim, veprim apo fjalim”, thotë Nano Ruzhin.

Nano Ruzhin, thotë se gjatë mandatit të tij presidencial, Ivanovi asnjëherë nuk ka përdorur veton në ligjet kontroverse që i ka nënshkruar.

“Gjorgje Ivanov, nuk reagoi as për ngjarjet e 24 dhjetorit, as për largimin me dhunë të deputetëve të opozitës nga Parlamenti”, thotë Nano Ruzhin.

Lajme të ngjashme

Back to top button