Ermira Mehmeti e hapi zyrën noteriale në Butel (FOTO)

Ish deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti, dje zyrtarisht e ka hapur zyrën noteriale në Shkup në prani të shumë mysafirëve, njofton Portalb.

Mehmeti, në profilin e saj në “Facebook”, ka publikuar fotografi nga hapja solemne. Në këto fotografi mund të shihet se “suksese në punë” i kanë dëshiruar, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, biznesmenët, Enver Maliqi, Sefer Canoski dhe Bozhidar Jankovski, por edhe ish ministri dhe tanimë prokurori, Xhelal Bajrami dh fytyra tjera publike.

Mehmeti, në profilin e saj ka shkruar se prej të hënës, 16 janar 2017, fillon edhe zyrtarisht me punë zyra noteriale “Noter Ermira Mehmeti” në rrugën “Cërveni Bregovi” numër 30a, në Komunën e Butelit, përballë Shkollës së Mesme të Ekonomisë.

Përndryshe, më 30 dhjetor, Mehmeti ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në Bashkimin Demokratik për Integrim. /Portalb

page4

page

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button