Dy milionë banorë të Kenias rrezikohen nga uria

Mbi dy milionë banorë të Kenias rrezikojnë të përballen me uri dhe etje për shkak të kushteve të motit që kanë rezultuar me mungesë të shirave në nëntor dhe dhjetor, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri për Planifikim, Mwangi Kiunjuri, paralajmëroi se banorët e 11 shteteve të Kenias përballen më një kohë të vështirë si pasojë e thatësirave për çka kanë nevojë urgjente për ndihmë në ushqim dhe ujë.

“Aktualisht numri i tyre është dy milionë dhe po rritet, ndërkohë që resurset e ujit janë në rënie e sipër. Situata me thatësirën është përkeqësuar”, deklaroi Kiunjuri në një konferencë për mediat në Nairobi.

Në zonat e kalpuara nga thatësirat uji i pakët që është në dispozicion u shpërndahet njerëzve, por një sasi u jepet edhe kafshëve, një numër i madh prej të cilëve ka ngordhur nga shkaku i kësaj situate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button