Pavllopullos: Insistimi për emrin “Maqedoni” është falsifikim i historisë greke

“Maqedonia nuk do të bëhet pjesë e familjes evropiane derisa insiston që ta shfrytëzojë vetëm atë emër dhe të shpërndajë irredentizëm”, ka  porositur kryetari i Greqisë, Prokopis Pavllopullos, në fjalimin e tij përpara Akademisë së Greqisë për Mbrojtje, njofton Portalb.

Sipas Pavllopullos, qëndrimi i Maqedonisë që të insistojë vetëm në emrin vetëm “Maqedoni” është “provokim dhe falsifikim i historisë greke”.

“Derisa insistohet që ta shfrytëzojë emrin, e cila përveçse është falsifikim i historisë, është edhe shpërndarje e irredentizmit, nuk do të ketë perspektivë evropiane. E drejta evropiane i përjashton shtetet kandidate të cilët në çfarëdo lloj mënyre e kontestojnë kuo-statusin dhe kufijtë e anëtare të vendeve të BE-së”, theksoi kryetari grek.

Pavllopullos edhe më parë, disa herë ka deklaruar se “Maqedonia është një dhe është greke” dhe se insistimi për emrin drejtpërdrejtë prek në kufijtë territorial të Greqisë dhe për të njëjtën nëse Qeveria e Maqedonisë nuk bën kompromis, do të ngelet jashtë familjes evropiane. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button