Dodik: Më lehtë hyn në SHBA një pjestarë i Al-Qaeda se unë

Dodik nuk ka marrë ende një vizë të rregullt për të vizituar SHBA, në e përurimin Donald Trump. Ambasada e SHBA në Sarajevë më parë e ka refuzuar kërkesën e Dodik për të marrë vizë diplomatike, shkruan Ekspress, transmeton Portalb.mk.

Dodik, në fakt, saktësoi se nuk ka marrë vizë për të shkuar në SHBA dhe se askush nuk e kishte informuar për asgjë, dhe ai nuk e di nëse kërkesa e tij për vizë është refuzuar apo jo.

“Tani më vjen keq që kam paraqitur ndonjëherë një kërkesë për një vizë”, tha Dodik për “Nezavisne Novine” të Banja Luka.

Ai shprehu besimin se me administratën e re do të ketë kontakte më të mira.

“Lidhur me këtë pikë, unë nuk kam dashur të tregëtoj me interest e Republikës Serbe, dhe disave nga ambasada e SHBA në Sarajevë kjo nuk u ka pëlqyer, kështu që kam pritur për 15 ditë për marrjen e vizës, që është e çuditshme. Ndoshta një anëtar i Al-Qaeda e ka më të lehtë për të hyrë në Amerikë, se unë”, tha Dodik.

Dodik informoi organizatorët e ceremonisë së inaugurimit të presidentit të sapozgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, se, për fat të keq, duhet të anulojë vizitën e paralajmëruar në Washington, për shkak se ende nuk e ka marrë një vizë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara./GazetaExpress/.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button