Përgjaket kryeqyteti sirian

Një sulmues i dyshuar vetëvrasës ka vrarë të paktën shtatë persona në një zonë të sigurisë së lartë në kryeqytetin e Sirisë, në Damask, ka njoftuar televizioni shtetëror sirian të enjten.

Policia ka bërë të ditur se sulmi ka ndodhur në lagjen Kafr Sousa, ku ndodhen disa prej qendrave më të rëndësishme të sigurisë në vend, transmeton Gazeta Express.

Pamjet kanë shfaqur vetura të shkatërruara, teksa forcat e sigurisë arrinin me shpejtësi në vendin e ngjarjes pas shpërthimit.

Autoritetet siriane thonë se numri i të vdekurve ka gjasa të rritet gjatë orëve të ardhshme.

Disa njerëz janë plagosur rëndë, ka thënë Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Lagja Kafr Sousa ndodhet në jug të Damaskut, dhe është vendbanim i disa ministrave të rëndësishëm dhe i zyrtarëve të lartë.

Por, burimet kanë thënë për agjencinë e lajmeve AFP se shpërthimi ka ndodhur larg vendit ku ata jetojnë.

Damasku është kryesisht nën kontroll të presidentit Bashar al-Assad, por grupet kryengritëse janë të pranishëm në periferi të qytetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button