LSDM-ja dhe VMRO-Popullorja, nuk do të garojnë së bashku nëse do ketë zgjedhje parlamentare

LSDM-ja dhe VMRO-Popullorja sollën vendim që të marrin pjesë veç e veç nëse eventualisht mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Siç qëndron në kumtesën e përbashkët të LSDM-së dhe VMRO-Popullores, bëhet fjalë për parti me platforma të ndryshme programore, të cilat u drejtohen qytetarëve me përcaktim të ndryshëm ideologjik.

“Nga këto arsye është konstatuar se secila prej partive, me pjesëmarrjen veç e veç, do të mund më mirë t’u afrohet qytetarëve të cilëve u drejtohet, ndërsa gjithashtu në atë mënyrë do ta fitojë mbështetjen e vërtetë nga trupi i saj votues”, theksohet në njoftim.

Socialdemokratët dhe VMRO-popullorja shprehin kënaqësi nga bashkëpunimi korrekt dhe parimor në periudhën e kaluar.

“Edhe më tej mbetet qëllimi i përbashkët i të gjitha partive politike të opozitës, ndërsa ajo është fitorja në zgjedhjet e ardhshme dhe rrënimi i pushtetit aktual”, potencohet në kumtesën e përbashkët të LSDM-së dhe VMRO-Popullores.

Lajme të ngjashme

Back to top button