Erdogan: Ekonomia turke është nën sulm “terrorist”

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi se ekonomia e vendit ndodhet nën sulm “terrorist” të ngjashëm me numrin e madh të sulmeve nga muajt e fundit.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë t’i shesin dollarët dhe eurot, të cilat i kanë që t’i kundërshtohen kërcënimit.

Në Turqi vitin e kaluar janë kryer mbi 30 sulme të mëdha terroriste, fillimisht nga luftëtarët kurdë dhe anëtarët e Shtetit Islamik. Siguria e çrregulluar e kombinuar me jostabilitet politik, kulminacioni i së cilës ka qenë tentativa për grusht ushtarak në korrik, u pasqyrua në ekonomi. Lira turke këtë javë është në nivelin rekord të ulët në raport me dollarin.

“Nuk ka dallim, sa i përket caqeve, mes një terroristi me pistoletë ose një bombe në dorë dhe një terroristi, i cili ka dollarë, euro dhe përqindje në normën e interesit”, theksoi Erdogan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button