Në konfliktin në Irak në vitin 2016 kanë humbur jetën 16.000 persona

Organizata hulumtuese “Iraki bodi kaunt” (Iraqi Body Count), e cila e përcjell numrin e viktimave mes popullatës civile irakiane, sot kumtoi se si rezultat i dhunës dhe operacioneve ushtarake në vend vitin e kaluar kanë humbur jetën mbi 16.000 irakianë, transmetuan mediat amerikane.

Organizata, selia e së cilës ndodhet në Londër, theksoi se vitin e kaluar kanë humbur jetën 16.361 irakianë. Sipas këtij treguesi, provinca më rëndë e prekur është Ninevia me 7.431 të vdekur.

Qendra administrative e Ninevias, Mosul, nga mesi i vitit 2014 është pushtuar nga grupi Shteti Islamik, kur ajo ndërmori edhe një pjesë të Irakut verior dhe perëndimor. Forcat irakiane, megjithatë, i kanë shtypur xhihadistët nga disa rajone të rëndësishme në kulmin e ofensivës së madhe, që filloi në tetor.

“Iraqi Body Count”, ka filluar të mbajë statistikë për numrin e viktimave civilë në Irak pas sulmit ushtarak në SHBA në vitin 20013, kur u rrëzua nga pushteti Sadam Husein. Organizata të dhënat e saj i grumbullon nga mediat, organizatat joqeveritare dhe burimet qeveritare irakiane”, theksojnë mediat amerikane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button