Irani pas disa dekadash blen avion plotësisht të ri

Në aeroportin Mihrabad në Teheran sot u ul avioni Airbus A321, i cili është avioni i parë tërësisht i ri në pronësi të Iranit që nga viti 1979 e deri më tani, raporton Anadolu Agency (AA).

Pasi Qeveria e SHBA-së ka lejuar konsorciumin për prodhimin e avionëve Airbus që Iranit t’i shesë më shumë se 100 avionë, në aeroportin e Teheranit sot u ul avioni i parë i pasagjerëve A321 me kapacitet prej 119 vendesh.

Kompania iraniane Iran Air, në qershor të vitit të kaluar ka nënshkruar marrëveshje me prodhuesin amerikan të avionëve Boeing për blerjen e një numri të konsiderueshëm të avionëve nga seria e re Boeing 737 dhe Boeing 777. Duke pasur parasysh se 10 për qind e avionëve Airbus prodhohen në SHBA, kompania nuk ka mundur të shesë avionët pa leje nga Washingtoni.

Irani për dekada ka qenë në izolim diplomatik nga sanksionet ndërkombëtare, për shkak të zhvillimit të programeve bërthamore. Izolimi ka filluar në vitin 1979, kur në Teheran u arrestuan diplomatët amerikanë. Heqja e sanksioneve ndaj Iranit dhe kthimin e vendit në tregun ndërkombëtar është mundësuar pas marrëveshjes mes delegacioneve të Iranit dhe Grupit 5+1, që hyri në fuqi vitin e kaluar.

Irani ka nënshkruar marrëveshje për blerjen e gjithsej 118 avionëve, me vlerë 27 miliardë dollarë.

Për shkak të sanksioneve ndërkombëtare në fjalë në Iran aktualisht në përdorim janë aeroplanët e blerë para vitit 1979. Ky ka qenë dhe shkaku i aksidenteve ajrore në vend. Në 37 vitet e fundit në Iran kanë ndodhur më shumë se 200 aksidente të tilla, në të cilat kanë humbur jetën mbi 2,000 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button