Gjermanisë i teprojnë 7 miliardë euro nga buxheti

Qeveria federale gjermane e ka mbyllur vitin 2016 me një suficit buxhetor nga 5 deri në 7 miliardë euro. Një pjesë e madhe e këtyre parave do të shkojnë për të financuar menaxhimin e krizës së emigrantëve, ashtu siç ndodhi një vit më parë, raporton RTK.

Që prej vitit 2015, Gjermania ka pritur më shumë se 1 milionë azilkërkues. Qeveria ka krijuar një fond të posaçëm, për të përballuar kostot. Të dhënat për suficitin buxhetor janë bërë të ditura nga disa burime pranë koalicionit qeveritar, ndërkohë që Ministria e Financave pritet t`i publikojë shifrat zyrtare shumë shpejt.

Në vitin 2015 ndërkohë, suficiti buxhetor fiksohej pranë 13 miliardë eurove, dhe gjysma e këtyre parave u ruajtën për vitin 2016. Kjo do të thotë, se për krizën e refugjatëve, arka e shtetit ka ende në dispozicion rreth 13 miliardë euro të cilat kanë tepruar nga buxhetet e dy viteve, dhe të cilat nuk janë shpenzuar ende.

Këto para janë kthyer në një mollë sherri mes vetë koalicionit qeveritar. Konservatorët e Angela Merkel dhe Social Demokratët në koalicion po përplasen mbi idenë se a duhen shpenzuar këto para për qëllime të tjera. Konservatorët kërkojnë që këto para të shkojnë për të financuar një pjesë të borxhit të vjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button