OSBE: Në Guantanamo ka edhe 59 të burgosur
Drejtori i zyrës së OSBE-së për Institucione demokratike dhe të drejta të njeriut Mihael Georg Link këmbëngul për vazhdimin e nevojës për mbylljen e burgut të Guantanamos në Kubë pa vonesë të mëtutjeshme, thuhet në kumtesën e asaj organizate.
Në atë burg për momentin ka edhe 59 të burgosur.
“Burgim pa akuza ose gjykim, mungesë e përgjegjësisë për keqpërdorim duke i përfshirë edhe torturën me keqtrajtimet tjera në Guantanamo bëhen në kundërshtim me obligimet e SHBA-së si anëtare e OSBE-së”, tha Link.
Ai shton se burg pa drejtësi dhe keqpërdorime nuk ka vend në shoqërinë demokratike të themeluar në respektimin e të drejtës, të drejtat dhe liritë e njeriut.
Burgu amerikan Guantanamo është i hapur më 11 janar në vitin 2002, dhe numri i tërësishëm i të burgosurve atje ka qenë 780, ndërsa një pjesë e madhe e tyre janë mbajtur pa gjykim ose akuza.
Për momentin atje janë 59 të burgosur, dhe transferi i tyre në shtete tjera vazhdon.
“Shpresoj se administrata e re do ta njohë rëndësinë për përmbajtje strikte ndaj të drejtave të njeriut në luftën kundër terrorizmit”, thekson Link.