Tension në Ukrainën jugore

Flamuri rus është rrëzuar poshtë nga ndërtesa zyrtare në Simferopol, kryeqyteti i Krimesë. Ajo ishte vendosur atje për një periudhë të shkurtër nga protestuesit të cilët kërkojnë në vazhdimësi një referendum për “statusin” e rajonit autonom. Protestuesit konsiderojnë të paligjshëm rimarrjen e pushtetit në Kiev dhe kërkojnë rivendosjen e Kushtetutës së Krimesë të vitit 1992, sipas të cilit rajoni ka presidentin e vet.

Krime, është një gadishull në jug të Ukrainës, i cili i takonte Rusisë (Bashkimit Sovjetik), përpara se t’ia linte Ukrainës në vitin 1954. Autoritetet vendore kanë sugjeruar, në fillim të shkurtit, ndryshimin e kushtetutës lokale ku Rusia shërben si “garanci” për këtë autonomi përballë pjesës tjetër të Ukrainës, duke rinisur kështu shqetësimet rreth tendencave separatiste.

Ndërkohë, ministri i Përkohshëm i Punëve të Brendshme të Ukrainës Arsen Avakov njoftoi të martën në mbrëmje, nëpërmjet një mesazhi të postuar në Facebook, se policia anti-revoltë “Berkut” u tërhoq (me urdhër nr. 144 më 25 shkurt 2014 i cili parashikon heqjen e njësive speciale të policisë dhe të sigurisë civile), bëjnë të ditur mediat ukrainase. / Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button