Nimic: Për bisedime konstruktive, patjetër të ketë Qeveri stabile në Maqedoni dhe Greqi

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias, për çështjen e emrit në Nju Jork ka biseduar me ndërmjetësuesin, Metju Nimic, por edhe me sekretarin e përgjithshëm të ri, të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guteresh, shkruan “Grik News”, njofton Portalb.

Bisedimet kryesore për marrëdhëniet greko-maqedonase dhe bisedimet për emrin, megjithatë kanë qenë me ndërmjetësuesin Nimic. Sipas Nimicit, më e rëndësishme për momentin është të ketë Qeveri të re funksionale dhe stabile, që të vazhdojë tentativa që nëpërmjet bisedimeve të gjendet një zgjidhje. Ai ka shprehur gatishmëri për riaktivimin e bisedimeve mes dy palëve, të cilat janë në pauzë thuajse dy vjet, për shkak të krizës politike në Maqedoni.

Në lidhje me krizën politike në Maqedoni, Nimic, ka theksuar se është e patjetërsueshme që në të dy shtet të ketë Qeveri funksionale dhe stabile që të ketë bisedime konstruktive.

“Me rëndësi është që të kemi Qeveri funksionale në të dy shtetet dhe nëse jeni ndërmjetësues, nuk ka kuptim që të tentoni të ndërmjetësoni nëse njëra nga të dy palët nuk ka Qeveri”, ka nënvizuar Nimic.

Nga ana tjetër, Koxias, nuk ka dhënë asnjëfarë deklarate lidhur me çështjen e emrit dhe për takimin me Nimic, ndërkaq për detaje për takimin nuk a publikuar as Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button