Greqi, gjendet i vdekur konsulli i Rusisë në Athinë
Konsulli rus në Greqi, Andrej Malanin është gjendur i vdekur në banesën e vet në Athinë. Raportimi se 55-vjeçari ka ndërruar jetë është dhënë nga një nëpunës i konsullatës, transmeton ABC News.
Vlerësimet e para thonë se shkaqet e vdekjes janë natyrale. Në banesën e konsullit, që gjendet fare pranë selisë së kryeministrisë mbërritën forca të shumta policie dhe një ekip mjekoligjor.
Për të saktësuar shkakun e vdekjes duhet pritur raporti i autopsisë. Ndërsa ka filluar edhe një hetim në lidhje me ngjarjen.