Policia greke gjeti armë te liderja e një grupi ekstrem majtist

Policia greke gjeti armë në vendin e fshehur të anëtares së arrestuar të grupit ekstrem majtist Pola Rupa. Policia gjeti dy pushkë, dy pistoleta dhe katër mbomba dore si dhe plumba.

Rupa (48) ka qenë në arrati prej vitit 2011, ndërsa është arrestuar të enjten në Athinë së bashku me 25-vjeçarin Konstantin Atanasopulu. Dy gra filluan të premten së bashku me partnerin e Rupas, Nikos Maziotis, grevë urie duke pohuar se autoritetet po e mbajnë peng djalin 6-vjeçar të Rupas dhe Maziotis.

Rupa dhe Maziotis janë shpallur fajtorë për shkak të pjesëmarrjes në aksione terroriste mes të cilave edhe gjuajtja e projektilit nga një minahedhës dore ndaj Ambasadës amerikane në Athinë në vitin 2007.

Rupa është lidere e grupit ekstrem majtist Lufta revolucionare i9 cili mori përgjegjësinë për një sërë sulmesh. Rupa dhe bashkëpunëtori i saj Nikos Maziotis u arrestuan në vitin 2010, por janë liruar me kusht deri në fillim të gjykimit në vitin 2011, pas çka ishin zhdukur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button