LSDM: Qeveria gënjeu, rrymë nuk ka, furnizimi dyfish më i shtrenjtë nga jashtë

Qeveria në largim na gënjeu. Gënjeshtër është se ka rrymë, gënjeshtër është që nuk ka furnizim nga jashtë të rrymës. Gënjeshtër është që është siguruar rrymë vetëm për katër orë gjatë mbrëmjes së djeshme. Gënjeshtër është që kushton 40 euro në megavat në orë, siç paralajmëruan përfaqësuesit e qeverisë në largim nga kompania shtetërore ELEM.

Ja dokumente zyrtare të marra nga të punësuarit përgjegjës në kompanitë energjetike.

Maqedonia është lënë pa shumat e nevojshme të energjisë vendore. Ekziston mundësia që familje me fëmijë në këtë mot me -20 gradë të ngelen pa rrymë.

Dje në Krishtlindje, qeveria në largim për të mbuluar skandalin, ka nënshkruar hyrje të energjisë elektrike. Në dokumentin në pikën tre ku flitet për kapacitetin e tejkaluar, mundet të shihet se bëhet fjalë për furnizim nga jashtë me energji.

Rryma nuk është kërkuar vetëm për mbrëmjen e djeshme prej orës 20.00 deri më 24.00, por është kërkuar edhe për sot edhe për nesër.

Në dokumentin tjetër mund të shihni se më çfarë shumë është bërë furnizimi. Rryma nga jashtë është marrë me 59.3 euro për megavat në or! Kjo është 36 për qind më shumë se shuma e lejuar për furnizim nga jashtë nga ana e Komisionit resullativ energjetik.

Rryma e kërkuar vetëm për dy ditë u kushtoi qytetarëve 300 mijë euro. Po të punonin gjitha blloqet e REK Manastir, banorët do të kishin rrymë dhe nuk do të ishte e nevojshme të shpenzohet asnjë denarë.

Meqenëse nuk ka energji elektrike vendore, nesër qeveria do të duhet sërish të kërkojë furnizim nga jashtë. Që do të thotë se qytetarët e Maqedonisë janë të lënë që të varen nga momenti i fundit se a do të kenë apo jo rrymë. Kjo do të thotë se do të shpenzohen edhe mijëra euro në energji, që dukshëm do të rritë faturat e energjisë!

Urgjent nevojitet Qeveri e re për qytetarë e Maqedonisë, e cila do të merr masa urgjente dhe serioze në interes të kërkesave të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button