Përshëndesim platformën e përbashkët shqiptare, Ivanovit i ka hasur sharra në gozhdë

Përshëndesim platformën e përbashkët të partive politike shqiptare në IRJM. Ivanovit me këtë rast i ka hasur sharra në gozhdë. Ai është evidencuar si njeriu që gjeneron krizën politike dhe me kokëfortësi bizantine, po shfaqet si një racist dhe ultranacionalist i pakorrigjueshëm.

Koha dhe situata e solli që shqiptarët të jenë i vetmi faktor vendimtar për zgjidhjen e krizës dhe ky veprim që kanë bërë me këtë rast, është një akt që duhet përshëndetur nga të gjithë.

Nëse ata me këtë platformë do të vendosin të hyjnë në qeverisjen e IRMJ, me siguri që do të hyjnë në koalicion me atë krah që kanë parashikuar për të larguar Nikollën nga skena politike dhe të vazhdojnë me këmbëngulje rrugën për reforma, sipas kërkesave të platformës, e cila me siguri në të ardhmen duhet të plotësohet edhe me disa kërkesa të tjera shumë thelbësore.

Koha do t’iu diktoj shtrimin e këtyre kërkesave që kanë të bëjnë me thellimin e reformave, duke garantuar rrugën e IRMJ drejt anëtarësimit të NATO dhe integrimit në BE.

Ky është pranimi dhe zbatimi i artit taktik në politikë, e cila hap pas hapi të hap rrugën drejt synimeve të interesit të përgjithshëm qytetar, për të korrigjuar ndërkohë mjaftë problem që u shfaqën pas Marrëveshjes së Ohrit.

Nëse kjo ndodh deri brenda datës 11 janar, siç ka çdo herë të papritura në jetën politike, atëherë një nga liderët kryesore shqiptar duhet të marrë përgjegjësi shtetërore dhe kushtetuese.

Për shumë arsye, ky duhet të jetë vet Ali Ahmeti, jo për merita dhe atë situatë të ngarkuar që ka kaluar deri tani në qeverisjen e mëparshme, pasi nuk është tani koha për gjykime, por për të dale atje ku kërkohet dh eta bind opinionin se shumë qëndrime nuk janë produkt i vetëdijes së tij dhe të forumeve partiake.

Për këtë temë do të duhej të sqaronim shumë gjëra, por shpresojmë që analiza politike të mirëkuptojë arsyen, pse kjo çështje në këtë moment delikat duhet të anashkalohet.

Ali Ahmetit publikisht i themi: Boll më me pozicionin e sekretarit apo kryetarit të partisë.

Ka ikur koha e sekretarit, është koha e marrjes së përgjegjësisë kushtetuese politike dhe kombëtare, atje ku kalon çdo vendimmarrje parlamentare.

Këtë opsion që po shkruaj, sigurisht do ta bëjmë me dije publikisht atëherë kur të jetë e nevojshme.

Në këtë situatë spikat edhe një problem tjetër delikat, që po aq sa është i drejtë, po aq duhet anashkaluar për hir të interesit të përgjithshëm. Njerëzit që dalin sot si kërpudhat brenda partive politike, që nuk janë dakord me këtë platformë të përbashkët për shkak të emrit të Aliut apo të ndonjë tjetri, ata nuk janë të sinqertë me opinionin, ata me siguri janë të manipuluar, zhurmues, të cilët përpiqen të fitojnë pikë në emër të atdhetarizmit, por që nuk duhen dëgjuar, përkundrazi, duhen demaskuar.

Kur është fjala për interesin kombëtar të shqiptarëve në IRMJ, disa pakënaqësi dhe ndasi politike lihen mënjanë, pasi sot koha kërkon vetëm unifikimin e faktorit politik shqiptar, si e vetmja rrugë e drejtë për të arritur objektivat me interes kombëtar.

Urojmë të bëhet më e mira e mundeshe këtë herë, pasi koha dhe situata e solli procesin e krizës politike në favor të shqiptarëve.

Kush humbet shanset që ofron koha ne vlerat e tyre historike, ai meriton ndëshkimin me të rëndë në planin kombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button