Buxhovi: Adem Jashari ishte ndër militantët e parë të ldk-së

Historiani dhe publicisti, Jusuf Buxhovi, ka nxjerrë disa kujtime rreth të kaluarës së tij në organizimin dhe funksionimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i cili ishte ndër themeluesit e këtij organizimi politik.

Buxhovi kishte qenë Sekretar i LDK-së. Ai shpalosi një kujtim që kishte pasur me komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari.

Madje atë e quajti si militant të devotshëm të LDK-së.

“Adem Jashari ka qenë ndër militantët e parë të LDK-së. Unë kam qenë sekretar dhe i mbaja dokumentet. Me kujtohet e kam takuar në LDK – ka qenë diku fundi i janarit 1990. Erdhi me një grumbull letrash. Atëherë nuk kishte mjekër, por vetëm mustaqe”, ka thënë historiani Buxhovi në emisionin ‘Personale’ në TV Dukagjini.

Historiani Jusuf Buxhovi tregoi se si familja e tyre ishte shumë e lidhur me LDK-së. Tregon për vellanë e Ademit, Hamëz Jasharin, të cilët së bashku u bënë ikona të lirisë së Kosovës.

“Hamëz Jashari ka qenë njeri shumë i rëndësishëm – ka qenë në këshillin e degëve të LDK-së dhe e ka përfaqësuar degën e Drenasit”, ka shtuar Buxhovi.

Por jo vetëm kaq. Sipas tij, edhe ikonat tjera të heronjve të UÇK-së ishin pjesë shumë e rëndësishme e LDK-së.

Ai përmend Zahir Pajazitin, për të cilin tha se ka qenë pjesë e strukturave të LDK-së.

“Zahir Pajaziti ka qenë pjesë e strukturave të LDK-së”, tha shkurt Buxhovi.

Sipas tij, Zahiri ka qenë udhëheqës i strukturës ilegale të LDK-së asokohe për rajonin e Llapit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button