Vërejtje dhe propozim plotësimin e Deklaratës së përbashkët të partive politike shqiptare

Deri te: Ziadin Sela, Arben Taravari nga LR-PDSH, Zylfi Adili Qufa. Muhamed Ismaili nga UNITETI, Ali Ahmeti nga BDI, Bilall Kasami nga Lëvizja Besa dhe Vesel Memeti nga RDK.

Pasi doli një deklaratë në të cilën do të merrnin pjesë gjitha partitë politike shqiptare,  unë e lexova me shumë kujdes dhe më ranë në sy disa lëshime për të cilat do ti ceki në vazhdim duke shpresuar se  do të merren parasysh nga përpiluesit e kësaj deklarate.

Unë kam vërejtjet e mija në drejtim të përmbushjes së plotë të kësaj marrëveshje:

  1. Askund nuk përmendet ndryshimi i kodit zgjedhorë në të cilën do të votohet:

☆Me një njësi zgjedhore dhe me lista të hapura pa prag zgjedhorë,
☆Ndryshimi i cenzusit për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, ose zgjedhja e presidentit të bëhet në parlament.

2. Askund nuk përmendet regjistrimi i popullatës:

☆Në agjencinë e statistikës të merret pozicioni zëvendës drejtor me të drejtë vetoje.

☆Të ndryshohet ligji për regjistrimin e popullatës ku duhet të përfshihen të gjithë ata që posedojnë nënshtetësi të R.M.-së.

☆Të gjitha komisionet regjistruese të kenë edhe përfaqësues shqiptarë për ta përcjell regjistrimin e drejt dhe të besueshëm.

☆Të futen të gjithë të regjistruesit REZIDENT dhe JO-REZIDENT me nënshtetësi të RM-së si numër i përgjithshëm i banorëve të R.M.-së.

  1. Askund nuk përmendet pastrimi i listave zgjedhore dhe kthimi i atyre që nuk janë në listat zgjedhore.
  2. Në pikën 2/2 ku përmendet Formimi i një ministrie të posaçme për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve.

Këtu mendoj se nuk duhet të ekzistojë një ministri e tillë pasi që  vjen në kundërshtim me kërkesën që të jemi shtet formues dhe të barabartë me popullin Maqedonas, s’ka nevojë të ketë ministri të tillë sepse ne me automatizëm pranojmë se jemi KOMUNITET-PAKICË.

  1. Në pikën numër 3/3 ku përmenden rasti i “Monstrës”, “Sopoti”, “Kumanova” dhe “Brodeci”. Këtu përmenden vetëm këto raste të lartpërmendura por askund nuk përmenden rastet e tjera të montuara si rasti i Rexhail Qerimit me tre shokë të tjerë që u dënuan me burg të përjetshëm dhe shumë raste tjera.
    Këtu duhet të thuhet se “Të krijohet komision i përbërë edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë për rikthimin e lëndëve në rishikim, duke i përfshi gjitha lëndët për të cilët dyshohet se janë të montuara dhe se janë dënuar padrejtësisht.”
  1. Për të gjitha çështjet me karakter ndëretnik të zgjidhen me konsensus të plotë. Në të cilën pa votën e njërës palë të mos mundet të vendoset ndonjë ligj apo buxheti në RM.
  2. Çdo ministër në të cilin është zëvendësi shqiptarë të ketë të drejtë të vetos. Ose e kundërta. Duke filluar nga ministrat drejtorët e në të gjitha shkallët e strukturës shtetërore.
  3. Sjellja e ligjit për rregullimin e statusit të familjarëve të dëshmorëve.

Besoj se këto kërkesa do hasin në mirëkuptim nga partitë politike shqiptare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button