Tekst sulmues në shërbim të politikës, e jo për informim të lexuesit

[Recension: Afrim Gashi ende pa e verifikuar mandatin në shërbim të VMRO-DPMNE-së]

Teksti që po recensojmë është tekst tejet tendencioz dhe përbën sulm frontal ndaj një individi dhe një partie politike, pa u bazuar në fakte dhe argumente. Në të sulmohet imazhi dhe integriteti personal i një deputeti shqiptar për një qëndrim të tijin, pa u analizuar mirë qëndrimi përmes fakteve dhe njohësve e analistëve politikë, por duke sjellë konstatime kokë më vete. Edhe për këto konstatime nuk është dhënë shumë mund q[ të argumentohen, por janë paraqitur si fakte dhe si “të vërteta”, që bie ndesh me rregullat dhe parimet bazë të gazetarisë profesionale.

afrim-gashi-ende-pa-e-verifikuar-mandatin-ne-sherbim-te-vmro-dpmne-se-fol-mk

Linku deri te artikulli origjinal:  Afrim Gashi ende pa e verifikuar mandatin në shërbim të VMRO-DPMNE-së

Data dhe koha e publikimit: 29/12/2016

Data e Recensionit: 30.12.2016

Recensues: Benjamin Arifi

Teksti fillon si raportim jozyrtar nga burime jozyrtare për rrjedhën e koordinimit të parë të përbërjes së re të Kuvendit. Më pas, është sjellë deklarata e parafrazuar e deputetit të apostrofuar, Afrim Gashi.

Lëshimi i parë është që nuk është cituar deklarata e tij e plotë, mbi të cilën ndërtohet teksti, e as që është bashkëngjitur video nga kjo deklaratë. Me këtë, u pamundësohet lexuesve që pa u penguar prej interpretimeve të tjetërkujt të krijojnë mendimin e tyre për një ngjarje të përditshme politike.

Në vend të kësaj, përmbajtja sjell interpretim të deklaratës dhe konstatime e akuza nga vetë autori, i cili jep vështrim të tij se çfarë qëndron pas kësaj deklarate.

BDI ka më se një javë që ka bërë publike se seancën sispas rregullores duhej ta drejtojë deputeti më i vjetër, që i bie të jetë Axha Branko i deklaruar si shqiptarë, por ka hasur në kundërshtim të ashpër nga koordinatori i VMRO-së, të cilët këmbngulin se seancën duhet ta drejtojë ai i cili e ka thirr mbledhjen, d.m.th Trajko Veljanovski. Edhe pse jurist, atij nuk i pengon ta kundërshtojë koordinatorin e VMRO-së, kështu që, Afrim Gashi ende pa e verifikuar mandatin në shërbim të VMRO-DPMNE-së, thuhet në tekst.

Paragrafi më lartë përbën jo vetëm shkelje të Kodit Etik të gazetarëve dhe parimeve bazë të gazetarisë, por mund të paraqesë edhe shkas në kuptim juridik juridik për ndonjë procedurë eventuale për shpifje dhe ofendim.

Paragrafi tjetër është edhe më tepër joprofesional. Në vend të informimit, vazhdohet me konstatime, ndërsa përmes tekstit, në vend se të komunikohet me lexuesit, komunikohet në vetën e dytë me deputetin, ndaj të cilit janë drejtuar akuzat.

E habitshme zotri Afrim Gashi, kur ju duheni shqiptarëve, bëni naze, kur ju kërkojnë maqedonasit jeni pronto! Me çka e meritoi VMRO-DPMNE dhe Trajko Veljanovski mbështetjen e juaj? Ne e dijmë.., thuhet më tej në tekst.

Gazetaria nuk guxon të mirret me paragjykime, akuza, shpifje dhe ofendime. Puna e gazetarit është të paraqesë faktet dhe të lërë lexuesin të krijojë opinion mbi përmbajtjen. Dyshimet për prapaskena duhet të investigohen dhe hulumtohen, të paraqiten përmes fakteve, si dhe t’u jepet mundësi të “akuzuarve” që të prononcohen. Në vend të kësaj procedure standarde profesionale, ky tekst vetëm ka bërë cilësime dhe vlerësime që nuk lejohen në lajm, duke hedhur baltë mbi një subjekt politik.

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button